Besimtarët morën pjesë sot në meshën e ‘Ditës së Paqes’ në qytetin meksikan të Chapala, pasi dy priftërinj jezuitë u vranë një javë më parë në qytetin verior të Chiuaua.
Dy viktimat i bashkohen rreth 30 priftërinjve të vrarë në të gjithë Meksikën dekadën e fundit, njoftonte organizata më e madhe katolike e vendit Catolico Multimedial.
Ashtu si shumë qytetarë të tjera ata u gjetën mes zjarrit të forcave të ushtrisë dhe bandave kriminale vendase.
Më shumë se 340,000 njerez janë vrarë në Meksikë që prej nisjes së fushatës së qeverisë kundër karteleve të drogës në vitin 2006.
Një peshkop meksikan propozonte sot një “pakt social” mes trafikantëve dhe forcave të ushtrisë, pas dhunës që ka nxitur thirrje për rikonceptim të fushatës së sigurisë së presidentit Manuel Lopez Obrador.
Peshkopi i Zacatecas, tha për të përditshmen ‘Milenio’ se nevojitet një pakt “ku të marrë pjesë e gjithë shoqëria, madje edhe kriminelët në njëfarë mënyre”.
Peshkopët katolikë kanë nxitur shpesh qeverinë të rishikojë strategjitë e saj të sigurisë ndaj bandave pas dështimeve të njëpasnjëshme.
Qeveria fajëson për vdekjet bandat e përfshira në krime trafik drogash, vjedhje karburanti, pengmarrje e zhvatje.
Top Channel