Kroi i Bardh një fshat i vogël i vendosur në Bjeshkët e Mirditës në zonën e Selitës.
Sipas vendësve, e ka marrë këtë emër jo aq nga ngjyra e ujit sesa nga fakti se pastron dhe bën të bardhë çdo gjë që kalon aty. Për këtë veti, gurët shkëmborë nëpër të cilët kalon uji marrin ngjyrë të bardhë dhe nuk vishen me myshk siç ndodh zakonisht me ujërat e tjera.Edhe ky sezon turistik në Kroin e Bardhe është hapur që prej fillimit të muajt maj, ku ka pritur vizitore të shumtë nga Shqipëria por jo vetëm, ka dhe nga ata emigrant që zgjedhin të kalojnë të paktën 10 dite në një nga perlat që zona e Mirditës ka për shkak të ajrit të pastër që të ofron dhe ujit me shumë veti kuruese.
Edhe pse numri i vizitoreve është gjithnjë në rritje, problem mbetet mungesa e investimeve në këtë zone. Mungesa e infrastrukturës, energjisë elektrike, një ambulancë për pushuesit , apo dhe rrjeti celular shpesh here kthehet në arsye që shumë vete të mos e vizitojnë këtë vend.
Numri i vizitoreve është tepër i lartë sidomos gjatë stinës së verës, numër i cili mund të rritet çdo vit e më shume nëse do të investohet në infrastrukture apo energji elektrike.
Top Channel