Tre turistë çek që po eksploronin veriun e Shqipërisë janë bllokuar ë kufirin mes Thethit dhe Valbonës.
Terreni i thepisur e bën të pamundur lëvizjen e tyre, ndaj kanë kërkuar ndihmë. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë dhe ekipi mjekësor, ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:07, në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, 3 turist çek duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve.
Top Channel