Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Shkodër, ku ka mbetur i lënduar një 18-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 18:30, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”,  ku 18-vjeçari B. R., banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër,  duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikltës, dhe për pasojë motoçikleta  është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes ai është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Ky është aksidenti i tretë në vend këtë pasdite, pasi atij në Korçë ku mbeti i plagosur një 12-vjeçar dhe aksidentit në Sarandë, ku u lëndua një pasagjere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA