Përdoruesit e biçikletave po shtohen gjithnjë e më shumë në kryeqytet dhe po me të njëjtin ritëm edhe koristë që i dedikohen dyrrotakëve.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në orën 12:00 të drekës numërohen 1000 çiklistë që kanë kaluar në një prej korsive pranë  sheshit Wilson.  Ndërsa për këtë vit kanë pedaluar 411.681 çiklistë.

Arsyet e përdorimit janë nga më të ndryshmet duke nisur nga shmangia e trafikut, por së fundmi me rritjen e çmimit të karburantit, biçikleta është një alternativë më ekonomike.

“Vijnë blejnë biçikleta moshat 18 vjeç e lartë, 20-40 vjeçaret, e blejnë kryesisht për punë, mbajnë trupin në formë, sidomos dhe në periudhën që është erë nafta e shtrenjtë, parkimet. Shitjet i masin me bazë mujore mund të kemi shit 10-15 biçikleta në muaj. Më shumë vijnë ata që duan t’i riparojnë se nuk i kanë pasur në përdorim edhe erdhi kjo periudhë tani. Për biçikletat për fëmijë ka shitje sepse ja u bëjnë dhuratë për ditëlindje”, tha Roland Xhunga, shitës biçikletash.

Muharremi, që prej 30 viteve merret me riparimin e biçikletave thotë se vitet e fundit  po përdoren edhe më shumë.

“Riparojnë se përdoren duhet ajo që biçikleta përdoren. Ne ditë mund të sjellin për riparim 10 veta. Po është rritur nafta, skan ku parkojnë, edhe parkimi është me pagesë. Përdoren edhe më shumë”, tha Muharrem Harizi, riparues biçikletash.

Përdoruesve të vjetër të biçikletave sidomos gjatë vitit të fundit po i bashkohen edhe të rinjtë në pedalim, që gjithnjë e më shumë e shohin si një mjet praktik dhe ekonomik.

Top Channel