Një 33-vjeçar dhe 38-vjeçar kanë rënë në pus mesditën e sotme në fshatin Lofkënd të Mallakastrës, ndërsa njëri prej tyre i identifikuar si Besnik Veliaj ndërroi jetë.

Policia dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, por 38-vjeçari nuk ka arritur dot të mbijetojë.

Personi tjetër ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi policisë:

Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA