‘Kasaphana’ e vrapimit të demave lë shtatë të plagosur në ditën e tretë e festivalit të adrenalinës në Pamplona (foto dramatike)

09/07/2022 17:29

Shtatë njerëz janë plagosur sot dhe mijëra të tjerë kanë shpëtuar ‘për një fije’ pa u shpuar nga brirët e demave, në ditën e tretë të festivalit të çmendur të adrenalinës në rrugët e Pamplonas ne Spanje.

Festivali i San Fermin është një nga eventet më të dhunshme e më emocionuese për pjesëmarrësit që vrapojnë në rrugët e kalldrëmta para, prapa dhe madje anash demave të çliruar, duke i sfiduar e provokuar.

Një total prej shtatë meshkujsh u plagosën në vrapimin e sotëm  – gjashtë spanjollë e një francez – të cilët u dërguan në spital por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Raportimet fillestare thonin se ishin goditur nga brirët por në fakt vetëm ishin gërvishtur prej demave dhe jo shpuar.

Por episodet e rrezikshme ishin me dhjetra, siç tregohet në foto-galerinë dramatike të instaluar më poshtë.

Dhjetra vrapues ishin shkelur nga gjashtë demat e lëshuar, së bashku me disa qe më të buta, në rrugët e ngushta me kthesa të qytetit të vjetër të Pamplona.

Festivali i adhuruar nga vendasit e fqinjët, është bërë i njohur për publikun anglishtfolës nga romani i shkrimtarit gjenial, aktivistit shoqëror Ernest Hemingway, i cili në 1926 i kushtoi kryeveprën e tij melankolike ‘Sun Also Rises’ (Edhe dielli lind), festivalit të Pamplona që përveç vendasve mblidhte dhe të larguarit nga SHBA.

Mijëra njerëz dhe disa gra marrin pjesë në ato një njihen si ‘encierros’ ose vrapimi i demave, duke iu shmangur e qëndruar pranë atyre.

Rruga e itinerarit të festivalit 875 metra e gjate, është e lyer me një substance që ndihmon demat të mos rrëshqasin në kalldrëm me thundrat e tyre.

Vrapimi zakonisht zgjat vetëm tre deri në katër minuta super-emocionuese.

Vendasit janë zakonish ekspertë të këtij vrapimi dhe udhëheqin turmën para brirëve të demave, derisa zhduken në sekondat e fundit.

Kurse vrapuesit pa eksperiencë, kryesisht të huaj qëndrojnë prapa dhe duhet të bëjnë më shumë kujdes për të qëndruar pa u goditur ose shkelur.

Prej vitit 1910, gjashtëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në vrapimet e demave në Pamplona, me vdekjen e fundit të ndodhur në 2009.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA