Një pilot ka publikuar videon e frikshme të uljes së detyruar në një autostradë kryesore në SHBA kur avioni i tij me një helikë pësoi një problem në motor.
Vincent Fraser po fluturonte mbi zonat rurale në veri të Kalifornisë kur nisi të humbiste fuqinë e motorit.
Ai tha për mediat: ”Nisa të kontrolloja çfarë mund të bëja por e dija se nuk fluturoja për më shumë se 3 apo 5 sekonda para se të humbisja lartësinë”.
Ai shton se kur pa autostradën Route 19 nisi të zbriste, duke iu shmangur automjeteve në trafik dhe duke ruajtur kthesat e asfaltit.
Pamje e xhiruara nga kamera e krahut të avionit tregonin sesi Fraser arrin të prekë tokën disa metra para linjave elektrike që kryqëzonin rrugën.
Piloti arriti të bënte uljen e rrezikshme megjithse ka më pak se 100 orë fluturim dhe ka marrë liçencën vetëm tetë muaj më parë.
Fraser shtonte: “Me mirësinë e Zotit kontrollova majtas dhe përveç maleve e luginave pashë dhe rrugën, më në fund arrita të ulem në të”.
Sherifi i zonës Curtis Cochran tha për mediat: “Morëm njoftimin për rrëzimin e një avioni por për fat nuk ishte kështu, ishin rrethana të pazakonta por të ndryshme”.
Ai shtoi se incidenti vijon të hetohet.
Top Channel