Top Talk/ Kulluri: Berisha e ka të kotë, nuk rrëzohet Rama me të njëjtën mendësi e metodë

08/07/2022 18:48

Demokrati Edvin Kulluri ishte i pranishëm ditën e sotme në “Top Talk”, për të komentuar rreth ndodhive të fundit politike në opozitë, ku më e “freskëta” ishte protesta e djeshme.

Kulluri u shpreh se Berisha nuk mund të sjellë një ndryshim cilësor dhe nevoja për ndryshim dhe mentalitet është urgjente në opozitë. Ai shtoi se Opozita nuk mund ti kërkojë Ramës që të mbajë përgjegjësi mbi qeverisjen për sa kohë as opozita nuk mban përgjegjësi për opozitarizmin e tyre të “dështuar”.

“Nëse ka një gjë për të cilën biem dakord i gjithë populli opozitar por edhe një pjesë e elektoratit të majtë, është që Edi Rama nuk ka çfarë jep më, kjo maxhorancë nuk ka çfarë jep më, nuk e di nëse do të dalë një projekt i ri brenda PS-së. Këtu ne të gjithë bimë dakord që kjo qeveri nuk e Meriton besimin e votës që ka marrë gjatë vitit të kaluar.Ajo ku ngecim ne të gjithë është: A është opozita me e mirë si model se maxhoranca? Si pyetje shumica e njerëzve nuk e përceptojnë fare.

Nëse shkojmë të pula-veza, apo veza-pula, duhet të themi që është një pulë që nuk “pjell” më. Ndryshimi nuk ndodh sepse Berisha nuk sjell ndryshim cilësor. Mënyra se si funksionon PD-ja, kjo pulë që është sot PD-ja që ka kaluar shumë kriza, jo të rastësishme për shkak të mentalitetit autoritarist të drejtimit të pastërtisë nga një kryetar apo një tjetër nuk ka rëndësi, rëndësia është tek mendësia.

Nevoja për ndryshim qeverisje dhe mentalitet qeverisje është urgjente. Njerëzit nuk dinë nga të shkojnë. Shqiptarët janë shumë skeptikë sepse i kanë mbijetuar shumë gjërave.

Pse i kërkojnë këta Edi Ramës të mbajë përgjegjësi për qeverisjen dhe nuk mbajnë përgjegjësi për opozitarizmin e tyre të dështuar? Ky është thelbi”- tha Kulluri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA