Stuhi ere në Ksamil, ‘fluturojnë’ çadra e shezlonë
08/07/2022 16:09
Një stuhi e fortë ere me rrebeshe shiu ka përfshirë Ksamilin mesditën e sotme.
Stuhia, e cila ka kapur ne befasi pushuesit në plazh, ka shkaktuar panik mes tyre, pasi era e fortë ka ngritur në ajër çadra e shezlonë.
Ashtu siç shihet edhe në pamje, pushuesit kanë nxituar të largohen me shpejtësi, për të shpëtuar pa u lënduar.
Top Channel