SHBA/ Kongresi i sugjeron ushtrisë të hajë ‘mish bizoni të blerë nga fiset aborigjene’ (fotot)

08/07/2022 17:33

Produkti i pazakontë ushqimor mund të vijë shpejt në tavolinat e ushtrisë së SHBA teksa Kongresi ka propozuar në ligjet e përvitshme të mbrojtjes që Departamenti i Mbrojtjes të blejë mish bizoni nga fiset vendase aborigjeve ose organizata të tilla.

Kongresmenët kanë kaluar versionin e tyre të Ligjit të Mbrojtjes prej $840 miliardë buxhet,  me një seri amendamentesh ku përfshihet dhe prokurimi i mishit të bizonit për të ngrënë.

Nëse kjo kalon, Pentagoni do të nisë “shtimin e përpunimit të mishti të bizonit …me integrimin e të paktën një ton në vit” për të promovuar mishin e bizoni si një burim i shëndetshëm ushqimi me origjinë nga kulturat bujqësore të amerikanëve aborigjenë.

Amendamenti u prezantua nga demokrati Ruben Gallego, nga Arizona, i cili e lavdëronte si një mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit me komunitetet vendase aborigjene, për ushqimin e mbushur me proteina.

Sipas llogaritjeve ka rreth 3,500 bizonë vetëm në parkun kombëtar të Yellowstone, që është më i madhi në botë, dhe një total prej rreth 400,000 në Amerikën e Veriut.

Rreth 30,000 bizonë janë therrur për ushqim këtë vit në SHBA dhe rreth 100 000 kg mish bizoni është importuar nga Kanadaja.

FOTO GALERI
1/3
Produkti i pazakontë ushqimor mund të vijë shpejt në tavolinat e ushtrisë së SHBA teksa Kongresi e ka propozuar në ligjet e përvitshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA