Pas ditësh që ka pësuar ulje të çmimit, sot Bordi i Transparencës ka vendosur të shtrenjtojë naftën dhe benzinën.
Duke nisur nga sot në orën 18:00, nafta do të shitet 240 lekë për litër nga 235 që u vendos dje, ndërsa benzina do të shitet 233 lekë për litër nga 227 që u vendos dje nga Bordi.
Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i njëjtë. Një litër do të vazhdojë të shitet për 81 lekë.
Vendimi i Bordit të Transparencës:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 233 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Top Channel