Twitter, Facebook dhe rrjete të tjera sociale u mobilizuan sot për të zhdukur nga rrjeti pamjet e vrasjes së ish-kryeministrit të Japonisë, të cilat kolektivisht u përkufizuan si përmbajtje që shkel rregullat ose e dëmshme.
Video të shumta janë shpërndarë të sulmuesit vetmitar që qëlloi dy herë me armën e tij artizanale ndaj Abe, edhe pse disa tregojnë vetëm momentet përpara ose menjëherë pas sulmit.
Por disa prej tyre tregonin dhe dy të shtënat fatale të ish-ushtarakut japonez, që u arrestua në vendngjarje nga policia.
Abe, i cili është larguar nga posti në 2020, u qëllua disa momente pasi kishte nisur fjalimin e tij, u dërgua me urgjencë në spital dhe më vonë u shpall i vdekur.
Twitter tha se grupet e tij po punojnë për trajtimin e “përmbajtjeve të dëmshme” në lidhje me sulmin “duke eliminuar materiale” që shkelin rregullat e rrjetit, mes të cilave dhe skenat e dhunës.
FacebookMeta tha se po vepronte sipas politikave të saj për individët e rrezikshëm, duke quajtur trazuese edhe fotot e vecanta të sulmit.
YouTube tha se sistemet e saj po fokusohen te videot e palejuara të grupeve me më shumë autoritetet, si agjencitë e lajmeve dhe grupet më të ndjekura, sipas rregullave të përmbajtjes së dhunshme apo grafike.
Top Channel