Banane e pjekur shumë apo pak/ Kur duhet ta konsumoni për vlera të plota

08/07/2022 21:21

Shija, ngjyra dhe kremoziteti i bananes janë subjekt ndryshimi në varësi të nivelit të pjekjes së këtij fruti.

Në varësi të kësaj të fundit është edhe përmbajtja e ushqyesve të bananes. Mënyra më e mirë për të vlerësuar ndryshimin që pëson një banana është të vëreni fazat e pjekjes së saj.

Lexoni më poshtë të dhënat e AgroWeb.org.

Banania Jeshile

Kjo banane është plot jetë por edhe niseshte që e vë në vështirësi sistemin tretës.

Kjo është arsyeja përse banania jeshile të ngop më shpejt.

Megjithatë, niseshjta rezistente që përmban ajo shkakton gazra dhe fryrje.

Nga ana tjetër ajo e rrit mjaft ngadalë nivelin e sheqerit në gjak.

Kjo banane nuk është e butë si të tjerat, por mund të jetë pak e hidhur, ndaj është perfekte për gatim.

Banania E Verdhë

Në këtë fazë, banania është më e butë dhe më e ëmbël.

Ajo tretet më lehtë, sepse përmban më pak niseshte.

Në këtë mënyrë, sistemi tretës përthith më shumë ushqyesit e saj.

Kjo banane duhet mbajtur në frigorifer për të parandaluar humbjen e ushqyesve, gjë që ndodh gjatë pjekjes së vazhdueshme të saj.

Banania Me Njolla

Me kalimin e kohës, banania bëhet më e ëmbël.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njollat kafe në lëkurën e saj tregojnë sasinë e niseshtes që është transformuar në sheqer.

Sa më shumë pika e njolla të ketë bananja, aq më shumë sheqer ka ajo.

Bananet me njolla janë gjithashtu të pasura me antioksidantë të cilët parandalojnë radikalet e lira të dëmshme për qelizat.

Banania E Kafenjtë

Kjo banane është shumë e qullët por përmban klorofil, shpërbërja e të cilit shkakton rritjen e nivelit të antioksidantëve.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kjo është arsyeja përse një banane e pjekur plotësisht është e pasur me antioksidantë.

Ajo mund të përdoret për ëmbëlsira të ndryshme.

Të gjitha bananet përmbajnë rreth 100 kalori, kanë pak yndyrë por nga ana tjetër janë burime të pasura të kaliumit, vitaminën B6, vitaminë C dhe fibër.

Cila Është Bananja Më E Shëndetshme?

Përgjigjia e kësaj pyetje është në varësi të vlerave që kërkoni.

Nëse kërkoni një frut që përmban pak sheqer por që të ngop më shpejt, atëherë zgjidhni një banane jeshile.

Nëse kërkoni më shumë antioksidantë, bananja e verdhë ose ajo me njolla është zgjedhja e duhur.

Bananet kafe janë ideale nëse jeni dashamirës të të ëmblave./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA