‘Shkeli besimin tim’/ Milioneri i jep hua shokut të varfër £200,000 për divorcin, por ai nuk pranon t’ia kthejë (fotot)

07/07/2022 17:51

Një biznesmen milioner që dha hua një miku të vjetër, pastrues rrugësh 200,000 paundë, e ka hedhur atë në gjyq teksa tenton të rimarrë paratë e tij.

John Rankin Cornforth, ka trashëguar pasurinë e tij kur i vdiq babai “i pasur”, dhe u bind t’i jepte Simon Denyer qindra mijëra paundë nga viti 2012 e 2014 teksa ai merrej me procedurat e divorcit të tij.

Pastruesi i rrugëve Simon Denyer është paditur tashmë nga ish-miku i tij për rreth 200,000 paundë që i ka dhënë hua, por pretendon se shoku i tij ia ka falur për ta ndihmuar.

Dyshja kishin qenë më parë “shokë të shpeshtë tavoline” që kur ishin njohur në vitin 1979.

Cornforth, i cili ka një shtëpi me vlerë 1.5 milionë paundë në veri të Londrës si dhe toka në Zelandën e Re me vlerë 600,000 paundë, i kishte dhënë paratë Denyer kur ai po ndahej nga gruaja dhe më pas për të shlyer kredinë e shtëpisë.

Denyer punon si pastrues rrugësh në Guildford edhe pse vjen nga një familje e pasur.

Por babai i Cornforth përshkruhej si ‘shumë i pasur’, i cili e kishte mbështetur bujarisht të birin “gjatë gjithë jetës së tij”.

Tashmë Denyer pranon se paratë që iu dhanë për divorcin ishin një hua dhe se duhet të paguhen, ndërsa pagesa e kredisë së shtëpisë ishte sipas tij “një dhuratë”.

Akuzuesi i tha gjykatësit Stephen Hellman se shumë prej 200,000 paundë “nuk është diçka e madhe” por thotë se “i besoi” mikut të tij se do t’ia kthente.

Avokati i tij Chris Howitt tha: “Për zotin Denyer, i cili është një fshirës rrugësh, kjo është një shumë e madhe.”

Avokatët thonë se nuk ka “dokumente të shkruara” për të provuar se ishte një hua, por Cornforth thotë se nuk kërkoi provë të shkruar pasi besonte se Denyer do t’ia kthente paratë.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/3
Pastruesi i rrugëve Simon Denyer është paditur tashmë nga ish-miku i tij për rreth 200,000 paundë që i ka dhënë hua

Top Channel