Sali Berisha mbyll protestën: Betohemi mbi këtë flamur se votën e vjedhur nuk ta falim, BE-ja të mos na ndëshkojë prej Ramës

07/07/2022 21:17

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbyllur protestën e organizuar nga vetë ai ditën e sotme, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian nga Bulevardi i “Dëshmorëve të Kombit” që të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të mos ndëshkojë vendin tonë prej Ramës.

Kryedemokrati u betua me flamurin e kombit në dorë se votat e vjedhura nuk do ti njihen Ramës dhe se I garantoi shqiptarëve se motoja e PD-së do të jetë fjala e lirë.

Sali Berisha: Ke shkelmuar sakrificën e dhjetëra mijëra shqiptarëve që ranë kundër diktaturës komuniste. Ke shkelmuar ëndrrën e rinisë studentore të viteve 90 që dolën në këtë shesh kundër regjimit. Të gjitha këto unë kam një fjalë, Edi Rama, jemi sot këtu për tu betuar për këtë flamur të kombit se votën kurrë nuk ta falim. Pushteti mbi votë të vjedhur kurrë nuk ta njohim. Harrojë, mos luaj me votën sepse jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë, të bëjmë çdo sakrificë. Të votojmë me dinjitet, të votojmë të lirë. Edi Rama, ti këto kohë e vite je treguar armik i fjalës së lirë, mik i egër i fjalës së lirë. Jam këtu për ti garantuar shqiptarëve se fjala e lirë do të jetë motoja jonë e beteja jonë dhe ata që guxojnë ta prekin do të mjerohen. Në këtë shesh, disa oratorë të cilësuan hajdut por e vërteta është se nuk do të doja kurrë nga kjo platformë të flisja për hajdutë, por më thuaj çfarë mund të them unë ty kur sarajet e Surrelit i ke ndërtuar kur ke pasur vetëm 4 mijë euro. Një herë the se janë para emigracioni. Këto janë vetëm kafetë sepse ti me firmat tua nuk i ke gjë dhjetëshet, por me qindra milionë. Edi Rama me firmat që ke vendosur që shkojnë 420 milion euro, keni përvetësuar deri më tani 120 milionë euro. Këto ditë doli se nga 60 milionë eurot e vëna në djegësat e Tiranës s’janë bërë asgjë. Skandali i djegësave është shumë i madh por aq i madh është edhe skandali i vjedhjeve në ndërtim. Pasuritë jua kanë grabitur dhe jua grabisin qeveritarët. Nga ky shesh në emër të qytetarëve bëj thirrje, Boll volle, ik. Miqtë e mi, Shqipëria është në rrezik, sepse në rrezik është e ardhmja e saj. Një komb I rritur në emigracion është një komb pa rini pa të ardhme. Edi Rama, ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve sepse I përket atij soj që vriste qytetarët shqiptarë. Do I presim atij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marzhit tonë të lirisë. Këtë javë shpresojmë që BE-ja të vendosë hapjen e negociatave dhe i bëj thirrje të mos ndëshkojnë shqiptarët prej Ramës I cili nuk I do këto negociata. Të dashur qytetarë, politika e jashtme nuk është çështje e mitingjeve dhe e protestave. Populli do ti thotë jo Ballkanit të Hapur, do ti thotë po procesit të Berlinit e rrugës drejt Europës. Secili nga ju mund të shtrojë pyetjen pse u mblodhëm në piskun e vapës së korrikut, e vërteta është se u mblodhëm këtu për tu çuar mesazh shumicës së heshtur të shqiptarëve, ngrihuni e bashkohuni. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë. E duam Shqipërinë të bukurën e dheut, si Shqipëria vend nuk ka.

Policia kishte marrë masa dhe e gjitha kjo është kthyer në një histori zakoni të policisë së shtetit, e cila sa herë bëhen protesta kalon në shërbim të përforcuar dhe nuk munguan as automjetet ujëhedhëse. Policëst ishin veshur me pajisje të posaçme kundërgaz, në një plan masash që ishte i detajuar për çdo incident të mundshëm.

Bulevardi u kthye shumë shpejt në normalitet, ku rreth një mijë forca janë larguar nga perimetri i kryeministrisë. Edhe dyert e kryeministrisë ishin të fortifikuara megjithatë nuk u shënua asnjë incident përveç perimeve të hedhura në fillim ndaj kryëministrisë.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA