Rritja e kërpudhave ushqyese e terapeutike lulëzon në veriperëndim të Kamerunit (fotot)

07/07/2022 19:48

Fermeri kamerunas transformon kërpudhat e tij në forma të ndryshme sipas specialiteteve si për klientët e restoranteve dhe ato të salloneve të bukurisë.

“Zakonisht prodhimi i kërpudhave zgjat për tre muaj, në një total prej rreth 250 deri në 300 kg gjatë një fushate”, thotë zyrtari i kompanisë shpërndarëse Brice Nono.

Punonjësit e tij shprehen të kënaqur me eksperiencën, siç tregon studentja Vicky Sonua:

“Kërpudhat kushtojnë më pak për t’u kultivuar kështu që unë isha e interesuar. Kam ardhur për të mësuar pas studimeve”.

“Më vonë dua të hap fermën time të kërpudhave, kryesisht ato terapeutike. Më pëlqen gjithashtu të ha kërpudha, ato mund të bëhen supë, qofte apo forma të tjera”.

Ndërsa estetistja Josiane Sogo, tha se kërpudhat kanë gjithashtu vlera të shumta terapeutike për flokët.

“Vaji i kërpudhave zbut flokët, i ushqen dhe i bën të rriten, ndalon zbokthin dhe prishjen e flokut. Vaji i tyre mund të përdoret dhe nga burrat dhe efekti është tipare natyrale te flokut”, shton stilistja vendase.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel