Kreu i kompanisë $68 miliardëshe dorëhiqet që ‘të shkojë në plazh e të mos bëjë asgjë’ (fotot)

07/07/2022 21:09

Megjithse ta kthesh biznesin tënd në një sipërmarrje miliardere duket si një ëndërr, kjo duket se nuk ka impresionuar drejtorin e fondit të investimeve ‘Jupiter’, Andrew Formica, i cili ka vendosur të kthehet në vendin e tij Australi për të kaluar kohë me prindërit e moshuar, mes arsyeve të tjera personale që ka listuar.

51-vjeçari është ende ‘i ri’ për të dalë në pension por ka arritur shumë në karrierë, siç është ngritja e kompanisë së tij në vlerën gjigante prej 68 miliardë dollarë.

Në një intervistë me revistën Bloomberg, Formica tha: “Dua vetëm të shkoj të rri në plazh e të mos bëj asgjë. Nuk mendoj më për asgjë tjetër”.

Suksesi i Formica si drejtues i një kompanie $68 miliardëshe nuk mund të krahasohet me pasuri si për shembull të Elon Musk që ka akumuluar $225.3 miliardë, apo kreu i Facebook/Meta, Mark Zuckerberg me rreth $57.9 miliarde.

Tipalti Approve parashikon se Elon Musk mund të bëhet individi i parë trilioner në vitin 2024.

Raportimet tregojnë se megjithë komentet e tij prej “njeriu me këmbë në tokë”, Musk vazhdon të arkëtojë miliona të pashpjegueshme që prej shitjes së kompanive si PayPal dhe më pas me angazhimet në sipërmarrjet e inovacionit të komanduar si Tesla apo grupi hapësinor SpaceX.

FOTO GALERI
1/3
Formica tha: "Dua vetëm të shkoj të rri në plazh e të mos bëj asgjë. Nuk mendoj më për asgjë tjetër”.

Top Channel