Një ish-modele braziliane, amatore e luftës që operonte si ‘sniper’ në konflikte të ndryshme, ka gjetur vdekjen në duke luftuar në Ukrainë vetëm tre javë pas aderimit si luftëtare me legjionin e huaj kundër forcave të Putin.
39 vjeçarja Thalito do Valle, ka marrë pjesë gjithashtu në misione humanitare në vende të tjera të botës kundër grupeve terroriste si ISIS në Irak.
Ajo u vra javën e kaluar kur një raketë goditi bunkerin e saj në Karkiv në verilindje të vendit, i cili ka qenë objekt bombardimesh gjatë muajve të luftës.
Bashkë me modelen në sulm u vra gjithashtu kapiteni brazilian i njësisë së saj Douglas Burigo, 40 vjeç, i cili ishte rikthyer në bunker për të kërkuar Thalita.
Disa burime raportonin se ajo ishte e vetmja e mbetur në bunker në kohën e sulmit ndërsa disa media braziliane thanë se disa luftëtarë të tjerë të huaj gjetën vdekjen.
Thalita kishte dokumentuar eksperiencën e saj të knflikteve në kanalin e saj në YouTube ku disa nga videot e luftimeve kundër ISIS kishin më shumë se ISIS 32,000 shikime.
Më parë ajo kishte punuar si modele dhe si aktore, në fushatat e aktivizmit në mbrojtje të kafshëve dhe nisma të tjera moderne liberale.
Në videot e saj ajo tregonte për trajnimin e marrë si operatore snajperi kur luftonte me forcat kurde Peshmerga, në rajonin e pavarur Kurdistan të Irakut.
Vëllai i Thalita, Theo Rodrigo Viera e përshkruante atë si heroine që tentonte të shpëtonte jetë duke marrë pjesë në misione humanitare.
Ai tregonte se vajza kishte ardhur në Ukrainë prej tre javësh duke u akvizuar në frontin e luftës.
Pasi i kishte mbijetuar një bombardimi në kryeqytetin Kiev, Thalita i kishte shpjeguar familjes se aktiviteti i saj po monitorohej dhe nuk mund të komunikonte shumë.
Vdekja e Thalita është e disata e raportuar për luftëtarë të huaj në Ukrainë shumica e të cilëve janë dërguar në misione në lindje.
Top Channel