Modelja i bashkohet ‘bllokadës’: Nuk blej më kurrë mbushje buzësh nga Rusia, më bën të dukem si majmun (fotot)

06/07/2022 21:07

Trajtimi estetik është bërë gjithnjë e më i preferuar vitet e fundit.

Por megjithatë një modele është zotuar të mos përdorë më kurrë mbushës buzësh nga Rusia, pasi e ka lënë me një pamje prej majmuni.

Georgia Fox shpërndante një video në llogarinë e saj në Tik Tok ku tregonte efektin “para dhe pas” të trajtimit të dyshueshëm.

Në videon e dytë, Georgia shihet me buzë të ekzagjeruara, me të sipërmen shumë më të fryrë se e poshtmja.

“Nuk marr më kurrë mbushës rus të buzëve. Dukem si një majmun i vërtetë. Duhet të mësojmë nga gabimet,” komentonte ajo në video.

Georgia vijonte videon duke treguar veten e saj një ditë më pas, me turinjtë ende të zmadhuara.

Në komentet e ndjekësve shumë thonin se Georgia duhet të kishte pasur një reaksion alergjik ndaj procedurës.

“Nuk ka të bëjë çështja ruse. Ke pësuar një reagim alergjik,” shkruante përdoruesi.

“Edhe mua më duket një reaksion alergjik, por varet kush ta ka kryer procedurën,” shtonte një tjetër.

“Unë i kryej vetëm këto procedura, nuk kam pasur kurrë një cështje të tillë”.

Ndërsa të tjerë insistonin se reagimi ishte diçka normale.

“Merr një anti-alergjik dhe enjtja do të bjerë”, shkruante një tjetër.

“Rusët gjithmonë të enjtin, por është normale dhe do të të bjerë”, shkruante me ironi një tjetër.

“Mbushësi rus gjithmonë ma bën këtë, por mund të jetë dhe enjtje e traumës”, shkruante një grua.

FOTO GALERI
1/4
Një modele është zotuar të mos përdorë më kurrë mbushës buzësh nga Rusia, pasi e ka lënë me një pamje prej majmuni.

Top Channel