Tirana e nisi aventurën europiane me një humbje 1-0 ndaj Dudelange, në Luksmeburg, por krahas bardhebluve, në fushë zbritën edhe shqiptarë të tjerë, që përfaqësojnë skuadra të ndryshme europiane.
Kështu Regi Lushkja ishte titullar i padiskutueshëm në transfertën që Sheriff Tiraspol luajti ndaj boshnjakëve të Zrinjskit dhe bri një paraqitje për t’u admiruar. Mesfushori shqiptar ishte nga më të mirët në fushë për moldavët e Sheriffit, të cilët do të provojnë kalimin e turit në ndeshjen e kthimit të martën e ardhshme.
Titullar në Champions ishte edhe mbrojtësi shkodran Ardit Krymi, që u bashkua vetëm një muaj më parë me bjellorusët e Shakhtar Soligorsk dhe u rreshtua në pozicionin e tij të preferuar, aty para mbrojtjes.
Shkodrani ishte një digë e vërtetë dhe dha kontributin maksimal që Shakhtari të marrë një barazim pa gola ndaj sllovenëve të Mariborit, ndërsa titullarë për bjellorusët ishin edhe mesfushori i kombëtares, Valon Ahmedi, si dhe sulmuesi brazilian Vitor Feijao, i cili mbylli sezonin e kaluar me Kukësin.
Top Channel