I dehuri mbyt të atin në Divjakë! Sapo ishte kthyer nga emigrimi, rrahu dhe vrau 85-vjeçarin

06/07/2022 19:34

Një krim i rëndë ndodhi brenda një familje rreth orës 15:00 në fshatin Remas të Divjakës.

Andrea Stasa 58-vjeç dyshonte në gjendje të dehur, ka vrarë babin e tij Miter Stasa 85 vjeç, të cilin pasi e dhunoi më parë me grushte, e mbyti në krevatin e shtëpisë ku jetonin ata të dy, bashkë më vëllanë tjetër të paralizuar i cili kishte pësuar aksident vite më parë.

Edhe bashkëshortja e të moshuarit që ndërroi jetë, nuk jetonte prej disa vitesh. Nuk dihen arsyet që kanë shtyrë 58-vjeçarin të kryejë këtë veprim ekstrem ndaj babit të tij, por burime nga policia e Lushnjës bëjnë me dije se kohët e fundit Andrea Stasa kishte shfaqur shenja dhune.

58-vjeçari mësohet se kishte jetuar në Itali ku kishte qenë dhe në burg, ndërsa ishte kthyer në Shqipëri prej dy muajsh. por banorët e fshatit rrëfejnë se Andrea Stasa nuk ishte i dhunshëm.

 

Top Channel