Çiftit nga San Francisco i ndalohet të parkojnë në shtëpinë e tyre pas 36 viteve (fotot)

06/07/2022 19:50

Një çifi nga San Francisco në SHBA i është ndaluar të parkojnë para shtëpisë së tyre ku kanë jetuar dhe parkuar makinën e tyre prej të paktën 36 vjet.

Në një zhvillim utopik të ngjashëm me subjekte te shkrimtarit Franz Kafka, atyre nisën t’u kërkoheshin prova e justifikime pa fund për të justifikuar mundësinë e parkimit para shtëpisë

Absurditeti vijojnte kur Ed e Judy Craine morën gjithashtu një gjobë prej $1,542 teksa parkonin makinën në pronën e tyre, dhe zyrtarët u thanë se do t’i gjobisnin $250 në ditë nëse nuk e lëviznin makinën e tyre.

Çifti thanë për rrjetin lokal KGO se zyrtarët në San Francisco kishin shpikur një rregullacion të ri qytetar që “ndalonte parkimin e automjeteve para shtëpive që nuk kanë një garazh apo mbulesë”.

“Unë i shkrova duke menduar se kjo ishte një gabim, sepse papritur të të ndalojnë atë që ke berë prej vitesh, është shokuese,” tha zonja Craine.

Çifti thotë se hapësira para shtëpisë së tyre është përdorur si parkim prej vitit 1910, por zyrtarët thanë se kërkonin prova për këtë.

Në vijim të konfliktit absurd, ata gjetën si provë një foto të bijës së tyre dhe një makinë të parkuar para shtëpisë 34 vjet më parë, por zyrtarët thanë se fotoja nuk ishte mjaftueshëm e vjetër.

Më në fund pas kërkimeve të gjera të internet, ata gjetën një imazh të vitit 1938 ku dallohej një mjet apo një karrocë që kishte ndaluar para shtëpisë, por zyrtarët ende nuk bindeshin duke thënë se pamja ishte tepër e paqartë dhe nuk mund të shërbente si provë e qartë.

Departamenti i planifikimit thanë se ishin njoftuar për përdorimn e hapësirës nga çifti “nga një ankesë anonime” si dhe nga dy fqinjë te tyre.

Por pas një marrëveshjeje mes palëve autoritetet kishin rënë dakord të anullonin gjobat dhe kërkuan që nëse ata dëshironin të parkonin para shtëpisë, duhet të ndërtonin një mbulesë për hapësirën, ose një garazh.

FOTO GALERI
1/2
Në një zhvillim të ngjashëm me subjekte te shkrimtarit Franz Kafka, atyre nisën t’u kërkoheshin prova e justifikime pa fund për të parkuar

Top Channel