Zëdhënësja e Putin poston videon ‘e frikshme’ duke ngrënë luleshtrydhe në stil erotik në rrjetet sociale (fotot)

05/07/2022 16:24

Një nga diplomatet me të njohura në Rusi po shfaqet me një qasje të paprecedentë për të përmirësuar reputacionin “jo dhe aq pozitiv” të qeverisë së saj në Perëndim.

Maria Zakharova – zëdhënësja e luftës e Vladimir Putin, ka shpërndarë në rrjetin  Telegram një video të vetes duke ngrënë luleshtrydhe, jo në stil diplomateje por në stil erotik joshjeje.

Duke qëndruar në kopshtin e shtëpisë së saj, 46-vjeçarja shihet duke futur frutat e freskëta në gojë dhe më pas duke i kafshuar.

E veshur me një fustan me lule dhe flokët biondë të lidhur me fiongo të kuqe, ajo shikon nga kamera në mënyrë sugjestionuese dhe buzëqesh.

Pamjet prej 10-sekonda përsëriten disa herë për disa minuta nën kolonën zanore të këngës së njohur folklorike ruse ‘Kalinka’.

Teksa shpërndante videon të shtunë, zonjusha Zakharova komentonte: ‘Po bëj vjeljet e mia.’

Video ka marrë më shumë se 556,000 shikime e 3,874 komente. Disa gra ankoheshin se pamjet ishin ‘shumë seksuale’.

Shefja e shtypit të ministrisë së jashtme konsiderohet nga shumë si ministrja e jashtme e radhës.

Zakharova poston shpesh foto të vetes dhe luleve të kopshtit të saj në rrjetet sociale, përveç intervistave zyrtare dhe komenteve në shtypin rus.

FOTO GALERI
1/3
Një nga diplomatet me të njohura në Rusi po shfaqet me një qasje të paprecedentë për të përmirësuar reputacionin

Top Channel