Në Institutin e Policisë Shkencore, pajisjet më të sofistikuara në shkencën e zbulimit dhe të konstatimit gërmojnë përtej çdo materiali që policia e merr në një skenë krimi.

Duke nisur nga më të zakonshmet si gëzhoja, predhat apo dhe gjurmët e barutit në duart e të dyshuarve që qëllojnë me armë zjarri. provat e dukshme apo të padukshme që  përcillen nga çdo cep i vendit dhe që marrin përgjigje të pakundërshtueshme, ose arkivohen në pritje të identifikimit të autorëve, prej këtu kthehen në armën më të fortë të të një prokurori që përfaqëson akuzën e shtetit në gjykatë. Gjithsej laboratori ruan fondin e 14 mijë ngjarjeve me armë zjarri. Këtu predhat,  si kjo që u eksportua për vrasjen e bankierit Artan Santo janë digjitalizuar dhe policia shkencore përpunon të dhëna sa herë që një prokurori kërkon të dhëna sikurse SPAK kur rihapi dosjen SANTO

“Nuk u gjet gëzhojë u gjet një copë predhe. Ajo që mbetet e qartë është se është gjuajtur me armë revolver tip mulli dhe ne e kemi arkivuar”, thotë Nikolin Duro për Top Story.

Volumi më i lartë i gëzhojave të shkrepura i përket vitit 1997 dhe çdo qytet ku janë shkrepur e shkrepen armë ka sirtarët e tij të krimit . Aty mungon vetëm një nga dhjetëra gëzhoja të shkrepura në 21 janar, dhe që është gëzhoja që vrau Aleks Nikën. Prokuroria ka vendosur ta dërgojë në Itali, ndonëse ekspertët shqiptarë por edhe amerikanë kanë konfirmuar më herët ngërçin për të identifikuar armën që qëlloi .

Top Channel