Për të tretën natë me radhë, mijëra vetë kanë protestuar në Shkup kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare, ç’ka do t`i hapte rrugën fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, e për rrjedhojë, edhe atyre të Shqipërisë.

Një grup protestuesish, me në krye element të partisë Të Majtët, e Dimitar Apacievit shtynë barrierat e vendosura para ndërtesës së qeverisë. Ata hodhën më pas drejt saj, shishe plastike, vezë e letra tualeti, e hynë në pjesën e oborrit të saj, pavarësisht përpjekjeve të policisë për t`i ndaluar.

Pas kësaj, në vend që të shpërndaheshin, tubuesit iu drejtuan godinës së  parlamentit ku rrëzuan mbrojtëset metalike e lëshuan sende të ndryshme në drejtim të njësive të policisë që ndodheshin aty.

Nuk munguan ndërkohë as thirrjet për dorëheqje, të shoqëruara me këngë patriotike e me thirrjen Ultimatum- Jo, faleminderit. Protestuesit janë të bindur se propozimi francez lejon “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk  njeh as gjuhën e as historinë maqedonase, dhe kërkojnë që ai të refuzohet nga ekzekutivi, ndërkohë që kryeministri Dimitar Kovaçevski, e ka përshkruar si “bazë të fortë për ndërtimin e një qëndrimi për mundësi të hapjes së shtetit tonë”.

Sot në Shkup pritet të mbërrijë presidenti i këshillit Europian, Charles Michel, për një vizitë zyrtare në kuadër të bisëedimeve mbi propozimin francez për kornizën kushtetuese.

Në pikën 4 të tij kërkohet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë. Nga opozita shqiptare, një gjë e tillë është kushtëzuar me pretendimin që me hapjen e dokumentit themeltar, aty të përfshihet dhe kërkesa e hershme që të përfshihet dhe gjuha shqipe dhe jo përkufizimi “gjuha e folur nga më shumë se 20 për qind e popullsisë, është gjuhë zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA