Qëlloi me armë ndaj fëmijëve, vetëdorëzohet autori, çfarë tha para policisë
05/07/2022 10:40
49-vjeçari që qëlloi me armë zjarri ndaj një grupi fëmijësh të moshave 13-15 vjeç mbrëmjen e djeshme, është vetëdorëzuar sot në polici.
Ai pretendon se ka shkuar të sqarojë një sherr që fëmijët kishin pasur me të birin dhe debati ka zgjatur 10 minuta.
Si fillim ai ka goditur me qytën e pistoletës një 13-vjeçar dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij, por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur.
Plumbi ka qëlluar mbi kondicionerin e një lokali dhe më pas autori është larguar. Dyshohet se 49-vjeçari ka qenë nën efektin e alkolit në momentin e ngjarjes.
Top Channel