“Do të takoj të dy portierët që në fillim, pasi në filozofinë time ka gjithmonë një numër 1 dhe një numër 2. Megjithatë kjo nuk do të thotë që portieri i dytë nuk mund të bëhet i parë, në varësi të paraqitjeve në fushë”, u shpreh Galtier.
SuperSport shkruan se dilema e vetme momentalisht është se cili do të jetë titullari i përzgjedhur i trajnerit të PSG-së, me italianin Donnarumma disi më të favorizuar, për faktin se është i ri e me perspektivë.