Charles De Ketelaere është kthyer në një objektiv për disa klube europiane dhe Club Brugge fërkon duart, pasi edhe çmimi i lojtarit do të rritet.

Milani ka bërë një ofertë fillestare 20 milionë euro plus bonuse dhe belgët duan më shumë se kaq. Leeds United, Newcastle dhe Lyon janë klubet e tjera që e duan sulmuesin belg, ndërkohë që në listën e klubeve të interesuara është shtuar edhe një tjetër klub i Premier League.

Arsenali është futur në garë për shërbimet e De Ketelaere, edhe pse së fundmi ka blerë te Manchester City brazilianin Gabriel Jesus. Arteta kërkon sa më shumë alternativa dhe belgu është një lojtar cilësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA