Novak Djokoviç kualifikohet për në çerekfinale të Wimbledonit. Tenisti serb mundi në raundin e katërt të turneut londinez, Van Rijthoven, numri 104 i renditjes botërore, me rezultatin 3-1.
Djokoviç fitoi setin e parë 6-2, por holandezi iu kundërpërgjigj duke fituar të dytin 6-4. Më pas sfida nuk pati histori me Djokovic që nuk i la shumë opsione kundërshtarit të tij duke i fituar dy setet e tjerë 6-1 dhe 6-2 e krejt ndeshjen 3-1
Në çerekfinale, Djokovic do të përballet me Jannick Sinner. Tenisti italian fitoi duelin e talenteve me 19 vjecarin spanjoll, Carlos Alcaraz me rezultatin 3-1 me Sinner që tregoi një nivel të lartë loje.
Për femra vijon rrugëtimi drejt finales së Wimbledonit i numrit 3 të renditjes botërore, Ons Jabeur. Tenistja tuniziane është favoritja kryesore për të fituar pas eliminimit të Swiatek, u kualifikua për në cerekfinale pasi mundi belgen Elise Mertens me rezultatin 2-0.
Në çerekfinale Jabeur do të përballet me Bouzkovën, ndërsa sfida tjetër e kësaj faze është derbi gjerman mes Niemeier dhe Tatjana Maria.
Dylan Groenewegen është fituesi i etapës së tretë të Turit të Francës, e fundit e zhvilluar në tokën daneze. Holandezi i skuadrës BikeExchange arriti triumfojë në këtë etapë të nisur nga Vejle dhe që u mby në Sonderberg me fotofinish duke lënë pas në vendin e dytë belgun Van Aert, ndërkohë që podiumin e plotëson çiklisti tjetër belg Jasper Philipsen i pozicionuar në vendin e tretë
Turi i Francës do të hyjë në tokën transalpine me etapën e katërt Dunkerque-Calais që do të zhvillohet ditën e martë, pasi dita e hënë ishte pushimi për çiklistët.
Top Channel