Pyetja e gazetarit Klevin Muka ndaj ministres së Jashtme, Olta Xhaçka në lidhje me marrëdhëniet me bashkëshortin e saj i cili është investitor strategjik, dhe ndërhyrja e kryeministrit Rama që e çoi në riedukim gazetarin, ka ngjallur një furtunë reagimesh.
Të ftuar sot në Top Talk, kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa dhe analisti Genc Burimi, e quajnë të papranueshme sjelljen e kryeministrit dhe precedent të rrezikshëm për fjalën e lirë.
Analisti Genc burimi tha se pyetja ishte tejet provokuese nga ana e gazetarit Muka, të cilën Xhaçka nuk e priste dhe prandaj u desh ndërhyrja e Ramës.
Genc Burimi: Është një pyetje provokuese. Në perëndim, ose nuk i përgjigjes kësaj pyetje ose thua që ka një lloj kontradite. Gazetari ka të drejtë, por ministrja nuk e priste këtë pyetje. Po të shihje mimikën e Xhaçkës, nuk e priste, prandaj reagoi Rama. Ndërhyrja e Ramës ishte katastrofike. Pyetja e gazetarit ishte shumë provokuese që nuk kuptohej lehtë. Mbase shumë nuk e kanë kuptuar kontekstin.
Çipa tha nga ana tjetër se kryeministri nuk ka atribut për të dërguar një gazetar për riedukim, pasi prek ligjin shqiptar për informacion. Ai tha se ajo që tha Rama ishte shantazh dhe për këtë ai është penduar. Ai tha në emër të Unionit se ky veprim i Ramës do të ndiqet në rrugë juridike.
Aleksandër Çipa: Ka pasur praktika të ndëshkimit, por jo riedukim. Ndëshkim kuptoj heqjen e akreditimit por riedukimi është alarmante,. Është konflikt interesi. Kryeministri nuk ka arsye të shpallë masa të tilla riedukuese për gazetarët. Pa dashur, cedon mbi ligjin për të drejtën për tu informuar. Nuk asnjë atribut që të mund të privojë një gazetar nga e drejta për interesimin për kauzat e tilla. Është i palejueshëm. Ç’ësht ky riedukim, është praktikë që nuk mund ta pranojmë për shumë arsye. Është një lloj shantazhi, përfshihen të gjitha. Ai është penduar ose do të pendohet. Kjo e tejkalon përcaktimin verbale. Do atakohet në mënyrë juridike. Do të kërkojmë zbardhjen e këtij vendimi dhe do ndjekim rrugën juridike dhe jo me retorika.
Top Channel