Ceremonia për nxënësit ekselentë, Rama ndan medaljet e arta: Nuk ka privilegj më të madh sesa të vlerësosh rezultatet tuaja Pensionistët deri në 70 vjeç mund të drejtojnë autobusë, kamionë, çdo mjet për transport publik apo transport mallrash si dhe lejet e drejtimit për ta mund të jenë të vlefshme për 15 vite.
Pas ndryshimit të kodit rrugor duke ashpërsuar gjobat për tejkalimin e shpejtësisë dhe përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve, grupi parlamentar i partisë socialiste propozon ndryshime të tjera ligjore përmes disa amendamenteve dërguar Kuvendit duke kërkuar rritjen e kufirit të moshës me 5 vjet për drejtimin e mjeteve për transportin publik.
Aktualisht kodi rrugor lejon shoferët deri në moshën 65 vjeç të drejtojnë autobusë apo kamionë e mjete të caktuara për transportin e njerëzve, por propozohet nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së që kjo pikë të shfuqizohet.
Për shqiptarët mbi 70 vjeç leja e drejtimit për vetura do të jetë e vlefshme pas dorëzimit të një certifikate mjekësore që vërteton se janë të aftë fizikisht e mendërisht për të drejtuar mjetin.
Më tej, kërkohet që të shtohen kufizimet për drejtuesit e motomjeteve, ku shoferët e rinj brenda 3 viteve pas marrjes së lejedrejtimit të kategorive A dhe B nuk duhet t’ju lejohet tejkalimi i shpejtësisë prej 80 km/orë në autostrada si dhe 70 km/ orë në rrugët interurbane kryesore.
Top Channel