Pas zhdukjes së birit të pasanikut, vendin në familje ia zuri mashtruesi për 41 vjet në Indi (fotot)

04/07/2022 17:57

Një gjykatë në Indi ka burgosur sot një burrë të shpallur fajtor se është hequr si i biri i një pronari të pasur tokash për 41 vjet.

Reportazhi i mëposhtëm nga Soutik Biswas për BBC, përmbledh historinë thuajse të pabesueshme të mashtrimit dhe mungesës së drejtësisë.

Në shkurt 1977, një adoleshent u zhduk teksa kthehej nga shkolla në shtëpi në shtetin lindor indian të Bihar.

Kanhaiya Singh ishte biri i vetëm i një pronari të njohur tokash (zamindar) në zonën Nalanda. Familja e tij e tronditur raportoi zhdukjen në polici por asnjë gjurmë nga fëmija nuk u gjet.

Teksa për pjekjet për të gjetur Kanhaiya nuk po jepnin rezultat, babai i tij i moshuar binte gjithnjë e më thellë në depresion dhe nisi të vizitonte magjistarë e shamanë, deri sa një prej tyre i tha se djali i tij “është gjallë” dhe së shpejti “do të shfaqet”.

Kështu që në shtator 1981, një i ri në të 20-at erdhi në fshat, rreth 15 km larg vendit ku jetonte Kanhaiya.

Me veshje tradicionale indiane ai thoshte se këndonte dhe lypte për të jetuar. Vendasve u tha se ishte biri i një “personi të njohur” në Murgawan, djali i humbur i fshatit.

Ajo që ndodhi më pas nuk është shumë e qartë por kur dëgjoi fjalët se djali i tij ishte kthyer  Kameshwar Singh, udhëtoi në fshat që ta shihte vetë.

Disa nga ata që e shoqëronin i thanë Singh se burri ishte vërtet djali i tij dhe ai e mori në shtëpi.

“Sytë e mi po mbarojnë dhe nuk mund të shoh mirë, do ta mbaj unë”, tha Singh, sipas të dhënave në polici.

Katër ditë më vonë gruaja e Singh, Ramsakhi Devi, e cila po vizitonte kryeqytetin me të vijën Vidya, u kthyen në fshat dhe e ajo e kuptoi se nuk ishte djali i saj.

Ajo përmendi gjithashtu shenja trupore që personi nuk i kishte dhe as nuk njohur mësuesen e tij të shkollës, por babai i moshuar tha se është i bindur se është djali i tij.

Disa ditë pas incidentit Ramsakhi Devi denoncoi vjedhjen e identitetit dhe burri i u arrestua, para se të lirohej me kusht pas një muaji.

Ajo që ndodhi më pas është një histori e trishtë gënjeshtrash te një burri që pretendonte se ishte djali i zhdukur i pronarit, i cili u infiltrua në shtëpinë e tij përsëri.

Gjatë kësaj kohe mashtruesi kishte shkuar në universitet, u martua dhe përdorte disa identitete të rreme.

Me identitetet e tij ai votonte, paguante taksat, mori një liçencë për armë dhe shiti rreth 20 hektarë nga pronat e Singh.

Ai refuzonte të jepte ADN-në e tij për të provuar nëse ishte e njëjtë me të bijën e pronarit.

Në gjykatë u zbulua më vonë se ai ishte përjekur dhe të “vriste” identitetin e tij të vjetër, me një çertifikatë të rreme vdekjeje.

Por historia e mashtruesit dhe dënimit të tij të vonë është gjithashtu e një sistemi të gjymtuar drejtësie në Indi ku mbeten rreth 50 milionë çështje në pritje për gjykim, teksa rreth 180 000 prej tyre kanë 10 vjet që presin.

Gjyqi i tij zgjati më shumë se tre dekada dhe është dëgjuar nga të paktën 12 gjykatës.

Murgawan eshte nje fshat i vogel me 1,500 banore ne Nalanda

Gjyqi i fundit maratonë e shpalli Gosain fajtor dhe e dënoi me shtatë vjet burgim “rigoroz”.

Kanhaiya ishte 16 vjeç kur u zhduk por tashmë duket se është harruar në Murgawan, fshati i përgjumur prej rreth 1,500 Hindu të pasur, rreth 100km nga Patna.

Kameshwar Singh, i cili vdiq në 1991, ishte një pronar me influencë, i cili zotëronte më shumë se 30 hektarë tokë.

Gjykata beson se ka një konspiracion më të gjerë për të instaluar  Gosain brenda familjes Singh si djali i tij i humbur.

Gjykatësi beson se bashkëpunëtorët e tij janë ata që blenë tokat e Singh por hetimet për këtë vijojnë.

Sipas ligjit indian një person i humbur prej më shumë se shtatë vjetësh konsiderohet i vdekur, por cështja mbahet ende hapur.

FOTO GALERI
1/3
Mashtruesi me te bijen, duke pozuar me famijen se ciles pretendonte se i perkiste

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA