Solidariteti shpëton jetë / Enesi tre vjeçar u ndihmua nga “Fundjava Ndryshe” dhe Top Channel

03/07/2022 12:58

Para një muaji frika dhe pasiguria për shëndetin e Enesit 3 vjeçar ishte e madhe.

Tani ai po përmirësohet ditë pas dite falë kujdesit të specializuar në Turqi për të cilin kishte nevojë.  Së bashku me vëllain e tij më të madh që përpiqet ta argëtojë për familjen oborri i shtëpisë gëzon sa herë Enesi qesh.

Nëna e vogëlushit Rudina në momentin më të vështirë ju drejtua stafit të Fundjave Ndryshe për ndihmë pasi familja jeton në kushte të vështira ekonomike ndërsa menjëherë Top Channel mori përsipër të gjitha shpenzimet qe duheshin për mjekimin e Enesit.

Ende sot teksa mban Enesin ne duar ajo tregon se e vetme nuk mund t’ia kishte dalë .

Tashmë që janë kthyer në shtëpinë ku jetojnë në fshatin Cangonj për Enesin është shtuar shpresa se një ditë do të jetë si fëmijët e tjerë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA