Raporti mjekësor që lëshohet për ditët e qëndrimit në shtëpi për shkak të një sëmundjeje të cilin duhet ta paraqesësh tek punëdhënësi, tani nuk do të duhet ta çojë vetë qytetari nëpër zyra dorazi pasi ai mbërrin më pare se sa qytetari kthehet në punë.
Në të njëjtën ditë kur bën vizitën tek mjeku, lëshohet raporti i cili mbërrin online në e-Albania pranë burimeve njerëzore të institucionit ku punon.
Por kjo mënyrë e lëshimit të raportit mjekësor përveçse ka krijuar shumë lehtësira si për sa i përket pacientit dhe mjekut, eleminon në të njëjtën kohë abuzimet e shumta që janë bërë me herët me raportin duke mos u paraqitur në punë edhe kur nuk je sëmure.
Në një faze të dytë edhe raportet për barrë lindjes për gratë do të lëshohen nga mjeku gjinekolog online i cili shkon direkt në zyrat e sigurimeve shoqërore për të përfituar pagesën.
Top Channel