Këngëtari i njohur grek, Themis Adamantidis, është arrestuar pasi u akuzua për dhunë të rëndë fizike nga partnerja e tij Varvara Kirki.

Kjo e fundit, pas denoncimit të bërë në polici, ka treguar për protothema.gr të gjithë dhunën e përjetuar nga këngëtari. “E doja shumë Themisin. Kisha ëndrra dhe plane për të ardhmen me të, doja të krijoja familje, por nuk ndodhi”, kështu e nis rrëfimin Varvara Kirki.

Më kalbi në dru. Me një falje u ktheva përsëri në krahët e tij dhe pastaj përsëri ndodhi e njëjta gjë. Ne jemi në një lidhje prej një viti dhe kam duruar shumë gjatë gjithë kësaj kohe. Më dhemb shpirti… Dje u tejmbush kupa…. Gjithçka që i kam thënë policisë është e vërtetë. Ka dëshmitarë dhe video. Dua të falënderoj komandantin e AT. Alimos i cili që në momentin e parë më qëndroi në krah dhe pas padisë që bëra, Themis u arrestua. Më dhemb shpirti sinqerisht” , thotë partnerja e këngëtarit për protothema.gr.

Ndërkohë, prokuroria, sipas informacioneve, ka nisur hetimet ndaj këngëtarit dhe mbvi të rëndojnë një sërë veprash penale si dëmtim në familje , kanosje në familje dhe fyerje.

Këngëtari Adamantidis, i cili u arrestua pasi partnerja e kishte paditur për dhunë, u dërgua në Gjykatë, nga e cila të akuzuarit iu dha afat dhe do të gjykohet të hënën. Deri atëherë ai është i lirë. Gjykata e liroi të pandehurin me kusht që të mos i afrohej ish-partneres në 100 metra dhe të mos kishte asnjë komunikim me të.

Teksa po largohej, gazetarët e pyetën: “A janë të rënda akuzat ndaj jush?”. dhe ai u përgjigj: “Janë të rënda… Unë nuk kam asgjë me të . ”

Pyetjes së një gazetari “si ka qenë nata në paraburgim”, këngëtari i është përgjigjur me ironi “si e jotja, dhe më mirë” .

Dëshmia e plotë në prokurori e Varvara Kirki:

Unë jam partnerja e Adamantidis Themistokles dhe prej rreth një viti jetojmë bashkë në Glyfada. Në orën 01:30 të datës 30 qershor 2022, ishim të dy në Ano Glyfada në rrugën Gounari. Unë isha jashtë dyqanit me makinën e pronarit, e cila ishte e parkuar pikërisht jashtë dyqanit. Ai ishte brenda dyqanit duke luajtur lojëra fati. Isha vetëm në makinë për rreth 2 orë duke e pritur.

Diku rreth orës 1:30 dola nga makina, isha jashtë, isha në celular në aplikacionin messenger. Sapo më pa duke folur në telefon, doli i tërbuar dhe më dhunoi fizikisht dhe verbalisht. Më tërhoqi nga flokët, më goditi në fytyrë dhe më goditi fort në ijë. Njëkohësisht më kërcënoi “do të vras”. Ai gjithashtu më akuzoi se flirtoja me taksistin matanë rrugës, gjë që është krejtësisht e rreme.

Ai ka qenë gjithmonë xheloz për mua dhe më trajton keq gjatë gjithë kohës. Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje shumë herë në të kaluarën. Ai vazhdimisht më shtyn me dhunë, më godet me duar, më godet me grushte, më godet me shuplakë dhe më gjuan sende çdo dy ditë. Pothuajse çdo ditë më keqtrajton, si kur jemi vetëm, ashtu edhe publikisht në studion ku këndon. Disa herë në të kaluarën më ka shkelmuar në publik.”

Top Channel