Numri i rasteve të reja me Covid 19 vazhdon në rritje, teksa në 24 orëve të fundit janë shënuar 671 infektime të reja.
Nga 1943 testime të kryera gjithsej, 366 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 32 në Durrës, 28 në Lushnje, nga 25 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 16 në Fier, 15 në Lezhë, 14 në Berat, 12 në Patos, nga 11 qytetarë në Divjakë, Elbasan, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Gramsh, 6 në Shkodër, nga 5 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Delvinë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Tepelenë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Roskovec, Selenicë, Kolonjë, Belsh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 3,685 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,955 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid 19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Statistika (2 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 671
Të shëruar në 24 orë 153
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1943
Testime totale 1,852,737
Raste pozitive 282,141
Raste të shëruara 274,955
Raste Aktive 3,685
Humbje jete 3,501
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,544
Fier 243
Vlorë 199
Durrës 175
Lezhë 101
Gjirokastër 97
Shkodër 96
Berat 79
Elbasan 76
Korçë 44
Dibër 24
Kukës 7
Top Channel