Politika në Bullgari po zien, ministri i financave Asen Vasilev tani ka vetëm 7 ditë kohë për ti dhënë fund krizës politike që ka kapluar vendin dhe ti japë dritë jeshile një qeverie të re.

Presidenti bullgar Rumen Radev i dorëzoi të premten Vasilev mandatin për formimin e qeverisë së re.

Zhvillimet erdhën pasi Kryeministri në largim Kirill Petkov, dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave pas një votimi të mocionit të mosbesimit,  ai ka thënë më herët se partia e tij e qendrës “Të vazhdojmë Ndryshimet” (PP) do ta propozojë Vasilevin për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Tani Vasilev duhet t’i propozojë presidentit Radev një kabinet për miratim dhe më pas të përballet me votimin e besimit në parlament.

Vasilev tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën, me të cilën përballet Bullgaria, duke shtuar se do të jetë e rëndësishme që qeveria “të punojë në interes të qytetarëve, jo në interes të status quo-së”. Vasilev fitoi mandatin pasi Partia e majtë Socialiste Bullgare (BSP), një partnere në koalicionin e Petkovit, hodhi poshtë mundësinë për ta mbështetur atë.

Rrëzimi i qeverisë  së Petkov e ka paraqitur partia opozitare e qendrës së djathtë GERB, duke e akuzuar qeverinë për menaxhim të dobët të financave publike dhe politikës ekonomike, si dhe për pamundësinë për të frenuar inflacionin në rritje.

 

 

 

Top Channel