Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ngre shqetësimin se sistemi shëndetësor në vendin tonë është në krizë për personel.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, shoqata thotë se shumë spitale, përfshirë edhe ato private kanë mungesa të specialistëve dhe infermierëve.

Sipas shoqatës, Ministria e Shëndetësisë po telefonon mjekë të dalë në pension që të bëhen pjesë e shërbimeve.

Nisur nga kjo situatë, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë bën thirrje për rregullimin e politikave të vlerësimit të sfateve mjekësore.

Shqipëria ne krize për personel shëndetësore me mungesa te mëdha te mjekeve dhe infermiereve.

Ashtu siç kishte parashikuar Shoqata e Infermiereve te Shqipërie qe Shqipëria do jete ne kolaps për personel Shëndetësore ashtu po ndodh. Shume spitale si shteterore ashtu dhe private jane me mungesa te medha te mjekeve specialist dhe infermiereve.

Sikur te mos mjaftonte kjo ditet e fundit Ministria e Shendetesise per te plotësuar nevojat per staf ne Qendrat Shendetesore Verore po telefonon dhe po u kerkon mjekeve te dale ne pension te behen pjese e ketyre sherbimeve.

Pse valle kur ne ngremë shqetësime reale ato nxjerrin lloj lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke pergenjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne te largimeve masive nga Shqiperia te mjekeve dhe infermiereve dhe sot del zbuluar ky realitet ku Ministria per te mos dale zbuluar qe nuk ka mjek e infermier ju lutet stafit te dale ne pension per tju bashkuar per te sherbyer.

Kur do ndërgjegjësohen per te rregulluar politikat e duhura te punësimit dhe vleresimit te stafit mjekesore para se Shqiperia te behet monopol i nje grupi mjekesh e infermieresh te politizuar qe kane kthyer si prone te tyre vendin e punes apo cdo post tjeter duke bere qe infermieret dhe mjeket e afte te largohen nga Shqipëria. Mos valle duhet ti kthej syte Ministria nga vendet e tjera per te plotësuar nevojat per staf mjekesore ne vend??? Nuk keni pare gje akoma…pasi tani eshte vone per te ndaluar kete hemoragji ne Shendetesi”, thuhet në reagim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA