Shkencëtarët zbulojnë bimën karnivore që kap prenë e saj nga nëntoka në Indonezi (fotot)

01/07/2022 17:35

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një specie të re bime karnivore në Indonezi.

Specia e re është zbuluar në veri të Kalimantan, provinca e pjesës indoneziane të ishullit të Borneo.

Specia është pjesë e familjes së bimëve karnivore të shtambës e cila krijon gracka me gjethet e saj të modifikuara për të kapur prenë.

Tipi i ri i bimës u zbulua aksidentalisht gjatë një ekskusioni disa-ditor nga Ľuboš Majeský – i Universitit të Olomouc.

Majeský shkruante në komentet e tij: “Kemi parë bimë për të cilat ishim të bindur se vinin nga specia  Nepenthes si dhe disa shtamba karnivore që dilnin nga toka.”

Emri i species së re të zbuluar është caktuar si ‘Nepenthes pudica’, që do të thotë se nuk shihet pasi është e vendosur nën tokë – ‘pudica’ në latinisht do të thotë ‘e turpshme’.


Kreu i studimit Martin Dančák, nga Palacký University shpjegonte në studimin e botuar në revistën PhytoKeys se ‘Nepenthes pudica’ ka ndryshime të theksuara nga specie të tjera.

“Specia i përket grupit N. hirsuta group (sensu Cheek e Jebb 1999) por ka disa tipare të veçanta si riprodhimi nën tokë dhe lëshimi i shtambës së saj në hapësirat mes dheut”.

“Ne shpresojmë që zbulimi i kësaj bime unike karnivore të mund të mbrojë pyjet në Borneo nga abuzimet si plantacionet e palmës”, shkruanin ata.

FOTO GALERI
1/2
Specia e re u zbulua ne veri te Kalimantan

Top Channel