Sherri skandaloz i familjarëve të dehur në Angli bën xhiron e botës (video-foto)

01/07/2022 16:32

Pamje shokuese të kamerave të sigurisë tregonin sot në mediat britanike familjarë që grushtoheshin mes tyre në mes të rrugës, me sa duket pas një konflikti apo sesioni birrash në barin e zonës.

Argumenti shpërtheu kur pesë anëtarë të moshuar të familjes ishin mbledhur për të pirë një gotë.

Por në një degjenerim skandaloz të situatës ata nisin të grushtojnë njëri-tjetrin aq disa prej tyre përfundojnë pa ndjenja në trotuar.

Pamjet ishin regjistruar në trotuarin jashtë barit Long Pull në Wrexham në veriperëndim të Anglisë, ku 39 vjeçari John Rogers, godet 61 vjeçarin Gavin Randles, duke e lënë dy herë pa ndjenja.

Para goditjes Michael Hughes, 46 vjeç, shihet duke u goditur me grusht prapa koke nga një grua, dhe më pas ai godet Rogers.

Mediat thonin se ngjarja vulgare ndodhi verën e shkuar, ku përfshiheshin gjithashtu gratë Samantha Hughes, 43 vjeçe, dhe Yvonne Moore, 54 vjeçe.

Gjatë sherrit nje shpërndarës ushqimi me biçikletë shihet që përpiqet të ndajë të akuzuarit qe perleshen, por pa sukses.

Të pestë të akuzuarit janë vendas nga Wrexham, dhe po gjykohen.

Gjykatësja Rhys Roelands tha: “Kemi parë dhe raste të tjera përleshjesh të tilla, por ne e dimë se shkaku ishte një argument delikat që nuk mund të bëhet publik.”

“Mund të përmblidhet si një konflikt familjar që doli jashtë kontrolli, në një dhunë rruge të pashembullt.”

Rogers u dënua me tetë muaj burg të pezulluar, u gjobit 1,000 me paundë.

Ai tha se ishte i penduar dhe i turpëruar për sjelljen e tij.

Në fund të incidentit John Rogers godet me bërryl në fytyrë Randles duke e lënë pa ndjenja.

Randles u gjobit £200, përveç kostove të tjera.

Moore u gjobit £242.

Michael Hughes u gjobit £583.

Samantha Hughes mori urdhër shërbim komuniteti për 12 muaj dhe £120 gjobë.

FOTO GALERI
1/5
Pamje shokuese të kamerave të sigurisë tregonin sot në mediat britanike familjarë që grushtoheshin mes tyre në mes të rrugës

Top Channel