Radio kanadeze luan çuditërisht për disa orë vetëm këngën rebele të “Rage Against the Machine” (fotot)

30/06/2022 16:57
Vokalisti Zack della Rocka dhe Tom Morello (kitare) te Rage Against the Machine

Nëse kjo ishte një protestë nga stafi apo një ndryshim programacioni, dëgjuesit e radios kanadeze Kiss Radio 104.9 FM ende nuk e kanë kuptuar.

Dikush mëngjesin e djeshëm në një stacion radio me muzikë të lehtë në Vancouver, Kanada, vendosi këngën e ashpër të rrokut anti-stabiliment “Killing in the Name” nga grupi amerikan  Rage Against the Machine.

Dhe më pas e luajti përsëri, e përsëri.

Deri në mesditë kënga ishte luajtur qindra herë në Kiss Radio 104.9 FM, duke nxitur spekulimet online se zgjedhja ishte një protestë ndaj shkarkimeve nga puna të kompanisë  zotëruese Rogers Sports and Media.

Ndërsa disa ekspertë argumentonin se ishte një tërheqjeje vëmendjeje për të sinjalizuar se stacioni po ndryshonte formatin në ‘alternative rock’.

Mes lirikave të këngës së njohur anti-stabiliment përsëritet shpesh linja: “Fuck you, I won’t do what you tell me!” (Qërohu, nuk më tregon dot ti se çfarë duhet të bëj!).

Por stacioni kishte luajtur një version ku lirikat vulgare janë të shuara.

Një burrë që iu përgjigj telefonit për t’iu përgjigjur kërkesave për informacion nuk dha emrin e tij po tha se quhet Apollo sipas personazhit të filmave të boksit ‘Rocky’.

 

“Nuk më lejohet të them por jam vetëm këtu duke luajtur vazhdimisht këngën e ‘Rage’” tha Apollo. “Si të duket, a të pëlqen?”

Incidenti vjen një ditë pasi prezantuesit e programit të mëngjesit në radio ishin shkarkuar,

Kështu që të gjitha kërkesat e dëgjuesve për muzikë mohoheshin përveç atyre që kërkonin këngën ‘Killing in the Name’.

Apollo tha për britaniken The Guardian se e kishte gjetur aty këngën kur kishte ardhur në punë.

“Nuk e di. Nëse shkruan një artikull mund ta lexojë shefi dhe të më hapë telashe,” tha ai.

Gazetari u përgjigj: “Gjithsesi besoj se në telashe do të jesh.”

“E drejtë,” u përgjigj ai.

FOTO GALERI
1/2
Degjuesit tentonin te kuptonin cfare po ndodhte

Top Channel