Biden kërkon përjashtim nga Senati: Duhet të kodifikojmë të drejtën e abortit

30/06/2022 18:29

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se do të mbështesë bërjen e një përjashtimi nga ajo që njihet si filibuster, pragu prej 60 votash në Senat për të miratuar shumicën e  një legjislacioni, në mënyrë që të kodifikohen të drejtat e abortit dhe e drejta për privatësi përmes dokumentit të miratuar nga Kongresi.

“Gjëja më e rëndësishme për të qenë të qartë është ajo se duhet të kodifikojmë Roe vs Wade dhe mënyra për ta bërë këtë është të siguroheni që Kongresi voton për këtë. Dhe nëse e drejta e filibusterit  epengon, atëherë duhet të ketë një përjashtim për këtë veprim”.

Deklarata e sotme e Biden, është një thirrje e ashpër nga një president, i cili deri më tani nuk ka dashur të ndërhyjë për ndryshim në rregullat e Senatit, pavarësisht thirrjeve nga progresistët për të hequr dorë nga filibuster në mënyrë që të kalojë agjendën e tij.

Senati nuk i ka 60 votat e nevojshme për të kodifikuar Roe kundër Wade sipas rregullave aktuale.

Presidenti Biden e ka quajtur vendimin për  abortin “një problem serioz që gjykata ka vënë mbi Shtetet e Bashkuara”, duke e lidhur atë me çështje të tjera të mundshme si të drejtat e martesës, për privatësi e tj.

 

Top Channel