Rritja  e numrit të rasteve të infektuara me Covid ka filluar të shoqërohet edhe me rritjen e numrit të pacientëve që kanë nevojë të trajtohen në spital.

Ndër 20 pacientët që po trajtohen në spitalin Covid 3  një pjesë e mire e tyre nuk e kanë kaluar asnjëherë sëmundjen e Covid .

 “Janë në stad të mesëm, jo me insuficiencë respiratore të thellë”, tha Elda Qyra, mjeke infeksioniste.

Me këtë kthesë që ka marrë epidemia e covid 19 jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të  tjera fqinje, mjekët infeksionistë  këshillojnë mbajtjen e maskave sidomos në ambiente të mbyllura.

 “Mbajtja e maskës është një masë e mirë mbrojtëse”, tha mjekja.

Mjeket thonë se dy humbjet e jetës që u regjistruan këto ditë kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese . Sipas tyre për sa kohë rritet numrit i personave që infektohen  do të rritet dhe numri i pacientëve në spital dhe nuk do të mungojnë humbjet e jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA