Romë, kafshët nuk përballojnë të nxehtin, u hidhen ushqime të ngrira!

29/06/2022 15:47

Punonjësit e kopshtit zoologjik të Romës dolën me një ide të veçantë për t`i ndihmuar kafshët të përballen me temperaturat përvëluese të këtyre ditëve që kanë pllakosur kryeqytetin italian, ashtu si dhe pjesë të tjera të Evropës.

Ushqimin nuk ia kanë shpërndarë në formën e zakonshme, por ua kanë dhënë të ngrira frutat, mishin e peshkun.

Hije, pellgje me ujë të ftohtë, madje edhe dushe për elefantët: gjithçka është bërë me qëllimin që kafshët e këtij kopshti të ndihmoheshin në mesin e valës së të nxehtit që këtë vit, mbërriti më shpejt nga sa pritej.

“Nuk e prisnim kaq shpejt këtë lloj vape, dhe nuk e di, por më kapi dëshpërimi për kafshët tona. Shpresoj që të mos jetë e gjithë vera kështu, sepse me këto temperature rekord, vështirë do ta kenë të gjithë”, tha Yitzhak Yadid, General Curator Bioparco di Roma.

“Vendosëm t`i jepnim kafshëve ushqim të ngrirë për t`i bërë ballë më mirë këtij përvëlimi. E dini, pak a shumë siç ndodh me njerëzit, që për t`u freskuar hanë akullore. I ndihmon gjithashtu të dalin dhe nga rutina”, tha Yitzhak Yadid, General Curator Bioparco di Roma.

Temperaturat në Romë iu afruan 40 gradëve celsius, një rekord ky për muajin qershor.

Përveç vështirësive që kjo situatë sjell sidomos për banorët, në disa rajone si Lazio ajo ka përkeqësuar dhe thatësirën duke detyruar autoritetet te mendojnë për kufizime në përdorimin e ujit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA