Zhvillimi i kërkimit shkencor dhe inovacionit do të mbështetet nga qeveria shqiptare me lehtësira financiare.

Si fillim po diskutohet në komisionet parlamentare kuadri ligjor për krijimin e parqeve teknologjike, ku zhvilluesit e tyre parashikohet të përjashtohen nga taksat nga 10 deri në 15 vjet si dhe duhet të marrin në përdorim truallin shtetëror ose pasuri të tjera të paluajtshme për një periudhë kohore jo më pak se 20 vite.

Projektligji i hartuar nga ministria e financave pati kundërshti nga opozita deputetët e të cilës e konsideruan si të ngjashëm me ligjin e investimeve strategjike, që favorizon biznese të caktuara, por mazhoranca kërkoi që të mos paragjykohet që në teori nisma e kalimit nga ekonomi tradicionale në ekonomi digjitale.

Helidon bushati: Çdo kompani IT a do të lejohet të jetë zhvillues? Se kjo është abc e gjëse. Ju po thoni që sillni Elon Musk? Që është vërtet risi por në mënyrën si e keni bërë projektligjin lë vend për keqmenaxhim , pasi paketa e lehtësive financiare është e jashtëzakonshme për klientët e qeverisë. Në Evropë nuk ka kështu 15 vjet pa tatim fitim , 10 vjet pa tatim mbi pagën.

Arben Pllumbi: Kur jemi akoma te projektligji e ju thoni është paracaktuar zhvilluesi s’ka sens. Se smë duket fare si ndonjë biznes që hodhe lekët dhe lulëzoi .

Besard Kadia: Kërkimi shkencor është më pak I mbështeturi në Shqipëri. Nëse nuk krijojmë disa lehtësira nuk do arrijmë dot të bëjmë që të investohet këtu, të kthehen sytë nga Shqipëria!”

Projektligji përcakton se parqet teknologjike do të fitojnë statusin e zonës së lirë doganore si dhe trajnimet e punonjësve shkencorë do të rimbursohen pjesërisht nga shteti me vendim të këshillit të ministrave, megjithatë zbatimi i kësaj ideje duket se do marr kohë.

Pasi anëtarët e komisionit të veprimtarisë prodhuese si dhe vetë përfaqësuesit e Ministrisë së Financave nuk ishin të përgatitur e do të mblidhen sërish për diskutimin e projektligjit pas konsultimit edhe me ekspertë të fushës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA