Ish-deputeti Nikollë Lesi, I ftuar ditën e sotme në “Top Talk” është shprehur se sipas tij Erion Veliaj e ka të fituar betejën në zgjedhjet e ardhshme për postin e kryetarit të bashkisë se Tiranës.
Ai tha se një tjetër kandidat i fortë kundër Erion Veliajt mund të jetë edhe Ilir Meta, por duke qenë se Veliaj ka nisur edhe takimet si përfaqësues politik i Tiranës, ka më shumë shanse të jetë edhe më i fortë se Ilir Meta në këtë garë.
Nikoll Lesi: Në zgjedhjet e ardhshme mendoj se është përplasje e madhe
Denis Dyrnjaja: Ka fjalë që Meta do të vendoset përballë Veliajt dhe ky i fundit e ka sfiduar.
Nikoll Lesi: E kam botuar edhe vetë ketë, Veliaj përveç Metës, të gjithë kandidatët që dalin në radhët e opozitës i thyen në dysh sepse ka forcë.
Me Ilir Metën dyshoj, por prapë se prapë, kam përshtypjen se Veliaj është një hap përpara nëse përballet me Metën, por beteja do të jetë nëse janë të dy epokale, dhe njëri Napoleon Bonapart shkon në shtëpi. Kryetari i bashkisë së Tiranës është në rang kryeministri, nuk ka asgjë të keqe që Meta të bëhet pjesë e tij.
Me këtë opozitë Edi Rama nuk ikën nga pushteti vetëm nëse vjen një opozitë e re. Unë jam në sensin opozitar, jam kundër qeverisë por me këtë opozitë nuk kam shpresa.
Opozita po të fitojë Tiranën, që nuk e fiton, do të ishte në avantazh dhe do ta detyronte qeverinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda vitit. Beteja është Tiarnë-Durërs.
Top Channel