51 emigrantë humbën jetën brenda kamionit, arrestohen dy meksikanët e akuzuar

29/06/2022 18:29

Të paktën 51 emigrantë kanë humbur jetën pasi u bllokuan brenda një kamioni të mbyllur, i cili u gjet i braktisur në Teksas.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se deri më tani janë dy meksikanë të akuzuar për tragjedinë nga Gjykata Federale e SHBA-së.

Gjatë hetimeve u konstatua identiteti i dy personave që kishin lidhje me ngjarjen, ku më pas u bë i mundur arrestimi i tyre.

I dyshuar si bashkëpunëtor për ngjarjen tragjike është edhe një person i tretë, i cili drejtonte kamionin por ndodhet në spital që nga dita e martë.

Sipas Reuters ata humbën jetën për shkak të mungesës së ajrit, ujit dhe temperaturave të larta, pasi kamioni po i transportonte pa kushtet më minimale të mundshme.

Ky incident shënoi humbjen më të madhe të jetëve të regjistruara nga një përpjekje për trafikim njerëzor, ndërsa emigrantët që humbën jetën janë  39 burra dhe 12 gra, shumica prej tyre shtetas meksikanë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA