Tragjedi në SHBA, 46 emigrantë gjenden të vdekur brenda një kamioni të braktisur në Teksas

28/06/2022 08:26

Një tragjedi e tmerrshme njerëzore, kështu mund të përshkruhet gjetja e 46 persona të pajetë në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas.

Ishte një punëtor në një ndërtesë aty pranë i cili dëgjoi dikë që bërtiste për ndihmë, tha shefi i policisë së San Antonios, dhe kur u afrua gjeti një rimorkio me dyer pjesërisht të hapura dhe pa dhjetëra trupa të pajetë.

Autoritet thonë se të paktë gjashtëmbëdhjetë persona  të tjerë,  katër prej të cilëve  fëmijë, u gjetën të gjallë dhe tashmë  janë dërguar në spital . Të mbijetuarit kanë qenë “të nxehtë në prekje” dhe kanë vuajtur nga nxehtësia e madhe, ashtu si pjesa  tjetër e emigrantëve që nuk ja dolën.

Është tragjike.46 individë që nuk janë më me ne, që kishin familje, të cilët me gjasë po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë. Dhe ne kemi 16 njerëz që po luftojnë për jetën e tyre në spitalin tonë. Fokusi ynë tani është të përpiqemi t’u sjellim ndihmë atyre sa më mirë që mundemi”, tha policia.

Unë thjesht nuk mund ta kuptoj se si këta njerëz pranojnë ta bëjnë këtë gjë vetëm për të fituar para – Unë kurrë nuk do ta bëja këtë, madje as me ajër të kondicionuar brenda. Por rimorkiot si kjo pa kondicioner janë vdekjeprurëse, sepse brenda tyre ndihet edhe më nxehtë se jashtë, pa ujë, pa ajër, pa asgjë… nuk mund ta kuptoj se si mund ta bëjnë këtë shoferët”, tha një dëshmitar.

San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për trafikantët e njerëzve. At shpesh përdorin kamionë , për të transportuar emigrantë pa dokumente. Teksasi është përballur shpesh me tragjedi të ngjashme gjatë dy dekadave të fundit.

Në vitin 2017, 10 njerëz vdiqën nga kushtet e shkaktuara nga nxehtësia pasi u zbuluan në një rimorkio në një San Antonio Walmart.

Në vitin 2003, 18 viktima nga mosha 7 deri në 91 vjeç u gjetën të vdekur në pjesën epasme të një një tjetër kamioni, me rreth 100 persona brenda, ndërsa temperaturat shkoni në mbi 40 gradë.

Top Channel