Qeveria bëri thirrje për kursim, por valët e të nxehtit në Kinë rrisin konsumin e energjisë në nivele rekord

28/06/2022 14:54

Situata duket alarmante në Pekin të Kinës, pasi konsumi i energjisë në disa rajone u rrit në nivele rekord gjatë fundjavës.

Për shkak të valëve të të nxehtit janë përdorur masivisht kondicionerët për të ndihmuar njerëzit të freskohen.

Sipas Reuters të dhënat e monitorimit nga rrjeti kombëtar i energjisë treguan se ngarkesat e energjisë elektrike u rritën në nivelet më të larta të të gjitha kohërave në provincat Shandong, Henan, Shaanxi si dhe Xinjiang.

Pavarësisht thirrjes së qeverisë vendase për të kursyer sa më shumë energji temperaturat e larta mbi 40 gradë, kanë ndikuar shumë në një popullsi me 100 milionë banorë të cilët kanë rritur vazhdimisht konsumin e energjisë.

Top Channel